Vijojnë tensionet në Egje, ushtritë më të fuqishme në rajon do i kundërvihen Turqisë

Greqia po përgatitet t’i kundërvhet Turqisë në konfliktin që kanë në detin Egje. Është njoftuar se muajin e ardhshëm, katër ushtri duke përfshirë atë të Greqisë, Izraelit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të zhvillojnë një stërvitje të madhe detare në zonën ku është vendosur anija turke “Oruc Reis”. Një javë pas nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit të pjesshëm të Zonës Ekonomike midis Greqisë dhe Egjiptit, Turqia reagoi dhunshëm, duke përhapur frikën se mund të ndizte një luftë në zonën e detit në jug të Kastelorizo.

Flota turke është në det, gjithashtu edhe anijet luftarake greke janë të vendosura jashtë porteve kryesore të Salamis dhe Kretës, me ekuipazhet e tyre në gatishmëri të lartë. Imazhet e publikuara nga qeveria turke, me “Oruc Reis” në një formacion me pesë anije luftarake që e shoqërojnë atë duke e mbrojtur atë majtas dhe djathtas, krijuan besimin se Rexhep Tajip Erdogan ishte i bindur se pala greke do të përpiqej ta ndalonte atë. Qeveria greke ka miratuar një fond prej 1.5 miliard dollarë, me qëllim forcimin dhe modernizimin e ushtrisë.

Foto: