Video ku u shfaq ndryshe nga herët tjera, Spiropali reagon për herë të parë, nxjerr mesazhet që ka marrë në privat dhe befason

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përherë të parëpër kërcimin e saj gjatë një takimi me disa të rinj në Kamëz.

Ministrja tha se ka marrë shumë mesazhe për këtë gjest, madje edhe kritika. Pak para se të përfundonte intervistën, ministrja iu lut moderatores, Bieta Sulos qe ta ftonte në kërcim kur të ketë festë në lagje.

“Kur të kesh noj festë në lagje të lutem dua të na ftosh.”, i tha Spiropali gazetares.

Elisa Spiropali: Për kërcimin më çuan shumë mesazhe në privat, pse bëni kshu si shtriga?

Pyretje: Cila është Elisa e vallëzimit apo e kërcimeve?

Elisa Spiropali: E të gjithave, nuk bëj gjë kot, mundohem ti bëj mirë.

Pyetje: Të shoqëron kërcimi?

Elisa Spiropali: Nuk e kam praktikuar kërcimin, po është natyra e njeriut. Unë s’mund të rri më një vend. Edhe djali u rrit. Më bëri një pyetje Nalta ku më tha a je ti mama?Unë e tëra dhe e bëra. Unë jam ajo qe ua mundëson fëmijëve të rrinë, si të duan dhe të luajnë gjithë kohën.

Pyetje: Videon e pa Nalta?

Elisa Spiropali: E pa dhe me thoshte vere sërish. Jam Nalta Totaj, por do të kërcej si Spiropali.

Pyetje: Komente më epik për kërcimin?

Elisa Spiropali: Kishte shumë. Për mua ishte që nëpër zonat e Shqipërisë ka zona ku punohet dhe akademia më e mirë për kërcimin është në Kamëz. Këtu ndodhin gjera shumë të bukura. Po punoj në një zonë të jashtëzakonshme. Mos të gjejmë vetëm atë që nuk shkon, por edhe të gjejmë modele suksesi.

Elisa Spiropali-Bieta Sulos: Kur të kesh noj festë në lagje të lutem dua të na ftosh.