Vetëm pak kohë që ishte bërë prind i një vajze, humb jetën nga Covid punonjësi i Tv Klan, bashkëshorti i gazetares së njohur

Një lajm i hidhur  ka mbërritur këtë pasdite për median dhe miqtë që e njohën. Julian Buzo, montazhier në Tv Klan ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me Covid.

Lajmi është dhënë nga kolegët e tij. Julian Buzo, kishte disa vite që punonte si montazhier në Tv Klan.

Ai ishte bashkëshorti i gazetares së STOP, Odeta Gjevori. Ndërkohë që kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.