Venecia kthen përgjigjen e shumë pritur, ja vendimi që morri për kërkesën e Ilir Metës

Komisioni i Venecias ka refuzuar kërkesën e Ilir Metës, që të japë një mendim të përshpejtuar, në lidhje me ankesën që ai ka bërë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Në përgjigjien dhënë Ilir Metës, Komisioni i Venecias thotë se e ka të pamundur të japë një përgjigjie të shpejtë, para dhjetorit.

Ndaj, duke qenë se zgjedhjet janë në prill, ndryshimet e Kodit Zgjedhor pritet të miratohen sërish në Kuvend. Në të kundërt, në rast se pritet mendimi i Venecias, me të gjitha gjasat zgjedhjet do të shtyheshin pas 25 prillit, pasi nuk do të kishte kohë.

I nderuar z. president,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”

Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. 

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.  Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. 

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias“, thuhet në letër.