Veliaj del me bindje të plotë, zbulon qytetin që do të kthehet në bastion të PS-së

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Partia Socialiste do të fitojë edhe në Kavajë në zgjedhjet e 25 prillit.

Veliaj, në takimin e djeshëm me Asamblenë Socialiste në Kavajë, shprehu besimin se edhe në këtë bashki, ashtu sikurse në shumë lagje të Tiranës, që dikur konsideroheshin bastione të së djathtës, falë punës që është bërë, votojnë sot për PS.

“Pse ju mendoni që gjithë Tirana është e gjitha socialiste? Nuk ka aty njësi që janë edhe ndoshta më të mëdha se gjithë Kavaja, siç ka qenë njësia 11, njësia 8, siç ka qenë Lapraka, Pazari i Ri, zona që i ka pasur ‘gjumi’ bastione. Po falë mirësisë, falë dashurisë, falë bashkëpunimit dhe falë punës ne në Tiranë fitojmë bindshëm edhe tek rrugica e Lul Bashës, edhe tek lagjja e Sali Berishës, kjo është diferenca mes nesh dhe atyre. Unë do të doja shumë që këtu në Kavajë ne realisht të bënim këtë diferencë, të flasim me të gjithë, t’i shtrijmë dorën kujtdo dhe t’i themi që ne jemi fitues, këtë nuk e luan as topi, po nëse dhe ti na jep një dorë, do të kemi një fitore historike për Kavajën edhe për të gjithë Shqipërinë”, tha ai.