Vdekja e së resë pas dhimbjes së kokës dhe gjoksit, fqinjët hedhin dyshime të forta

Detaje të reja zbardhen nga humbja e jetës së 36 vjeçares nga Shijaku, Margarita Keci. Mësohet se e ndjera ka shkuar tre herë në qendrën shëndetësore të zonës dhe mjekët e kanë kthyer në shtëpi. Gruaja pavarësisht se ka shkuar tre herë pranë qendrës shëndetësore, mjekët sipas familjarëve nuk i kanë dhënë shumë rëndësi.

Më pas, ajo është transferuar në spitalin e Durrësit. Atje i është bërë një skaner dhe vizita por ka ndërruar jetë brenda dy orësh, pa e kuptuar se nga çfarë vuante. Margarita Keçi kishte dhimbje kraharori dhe koke.

Megjithatë, fqinje të familjes Keci thonë për “Panorama” se 36 vjeçarja, e cila jetonte në familje, me nënën, motrën dhe tre vëllezërit, dyshohet të jetë helmuar dhe nuk u ka treguar mjekëve për aktin e ndërmarrë.

Ata thonë gjithashtu se familja kishte konflikte të vazhdueshme dhe në gjendje të rënduar ekonomike. Ata thonë se mjekët e zonës i kanë bërë serume por gjendja e saj është përkeqësuar. Mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të të rastit. Kujtojmë se mjekët akuzohen nga policia se nuk kanë kryer terapinë e duhur ndaj pacientes.