Vazhdon skandali i largimeve në Top Channel, konfirmohet ikja e dy prej prezantuesve të spektaklit më të ndjekur, çfarë ka ndodhur?!

Vazhdon skandali i largimeve të personelit të Top Channel dhe këtë herë bëhet fjalë për 2 njerëz mjaft të rëndësishëm të kësaj medie. Pak ditë më parë aludohej se dy prezantuesit e emisionit “Portokalli” do të largoheshin nga Top Channel, ndërsa disa të tjerë spekulonin se ata i rrëmbeu Altin Basha në programin e tij të ri.

Ishte Eneda Tarifa ajo e cila e konfirmoi këtë lajm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku konfirmon largimin e saj. Këngëtarja e cila sapo ishte kthyer në spektaklin e humorit pas 6-të vitesh shkëputje u largua sërsh duke thënë se tashmë do të merret me projektet e saj personale.

“Te dashurit e mi, miq real e virtual.

Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale.

Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.

Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…

Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Ju dua të gjithëve”, shkruan Eneda.