Vangjeli përplaset me keq me Bashën: Je mësuar me Ramën më duket

Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet se për cilin qytet do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit. Basha thekoi se vendimin e ka marrë por nuk do që ta bëjë publike pasi këtë vendim si fillim duhet t’ia komunikoj ekipit të tij.

Pas deklaratës së Ramës, ka ndërhyrë analisti Lorenc Vangjeli duke e ironizuar. “Kësaj i thonë as të lëshon as të shtrëngon”

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Ku do kandidosh?

Basha: Do e bëj publik kur t’ia komunikoj vendimin edhe ekipit tim. Unë vet e kam marrë.

Vangjeli: Kësaj i thonë as të lëshon as të shtrëngon.

Basha: Vendimin e marr unë, kam standard etik. Ti ndoshta je mësuar me Edi Ramën, por unë para sa ta them ty dua t’ia komunikoj ekipit tim.