Valentina Leskaj zbulon pse është larguar nga Partia Socialiste, jep mesazhin e fortë për politikën në Shqipëri

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj është shprehur se qeverisja është një proces dhe gjërat që i nis njëra palë, duhet t’i përfundojë pala tjetër.

Sipas Leskaj Shqipëria është ende në nivelin e një demokracie minimaliste ku diskutohet akoma për zgjedhje të lira, dhe që të funksionojë demokracia duhet të funksionojë dialogu politik.

Në librin e saj, “Politika si ide” Leskaj trajton fenomenin e gjuhës së urrejtjes nga politika. Ajo mendon se ky fenomen i bën një dëm të madh politikës dhe mbi ët gjitha brazave të rinj.

Pjesë nga intervista për RTV Ora

Sot jeni anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, por jeni distancuar nga politika.

Leskaj:” U bënë katër vjet që e kam konfirmuar tërheqjen nga politika, e kam thënë që dua t’i hapë rrugën të rinjve dhe nuk mendoj që politikë është ajo që zhvillohet brenda partive politike apo vetëm brenda Parlamentit. Angazhimi qytetar është një angazhim politik.

Jemi dëshmitarë që politika në Shqipëri shihet si në instrument, si një mekanizëm për t’u pasuruar, si një mekanizëm për të ngjitur hallkat e pushtetit, por jo në shërbim të qytetarit?

Leskaj:” Unë do t’i nxisja të gjithë që të jepnin mendimin e tyre për politikën, kështu që mendoj se kam bërë mirë që jam marrë me politikën. Unë nuk e shoh politikën thjesht si instrument. Natyrisht që është një instrument shumë i rëndësishëm, por para se të jetë instrument është një koncept, një ide dhe nga kjo pikëpamje duhet parë më shumë si ne e konceptojmë politikën. “

Politikën si ide, si e shohin kolegët tuaj sot ?

Leskaj:” Njerëzit janë të ndryshme dhe e shohin në mënyra të ndryshme. Secili ka gjykimin e vet dhe sa më shumë ide të diskutohen rreth politikës aq më mirë është. Problemi jonë është që ne nuk diskutojmë rreth politikës, në diskutojmë më shumë rreth sherreve politike sesa politikës si koncept.

Kjo për fat të keq ka sjellë një situatë të papëlqyeshme për vendin. Sot ne jemi në nivelin e një demokracie minimaliste që diskutohet ende për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dialogu politik është një problem 30 vjeçar dhe vazhdon ët jetë mbase dhe më keq sesa 30 vite më parë. Është dhe çështja e reformës në drejtësi. Do ishte një mision i pamundur nëse nuk do kishim mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pra ne ende nuk jemi në gjendje që t’i japim zgjidhje çështjes së zgjedhjeve të lira, të dialogut politik dhe të reformës në drejtësi.”

Kë duhet të fajësojmë kur një demokraci nuk është funksionale ?

Leskaj:” Çështja e demokracisë nuk zgjidhet vetëm me një palë dhe nuk duhet para si çështje e një pale. Kostoja më e madhe që ne paguajmë është se nuk arrijmë t’i bëjmë reformat të qëndrueshme.

Vjen një palë një pushtet dhe bën reformat që ajo mendon se janë më të mira, për shkak të paaftësisë për të ngritur një dialog politik. Kjo është një kosto shumë e madhe për shoqërinë.“