Vajza e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji shokon me deklaratën: “Jam e adoptuar”

Ish-Miss Shqipëria dhe vajza e Mihal Delijorgjit së fundmi ka shokuar të gjithë publikun me deklaratën e saj ku shprehet se është e adoptuar.

KleoNiki njihet për deklaratat e saj të cuditshme nëpër intervista për disa prej të cilave është shprehur dhe e penduar. E ftuar tek “after party” i emisionit “Shiko Kush Luan” ajo u shpreh se është e adoptuar dhe se i ati nuk e kundërshton për gjërat që bën duke qenë se në moshën e saj ai i ka kaluar vetë këto gjëra.

Teksa deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjetit, Niki ka bërë një tjetër sqarim duke thënë se e gjitha është shaka.