Urbanët drejt mbylljes! Shoqata e Transportit Publik del me deklaratën e papritur

Shoqata e Transportit ka reaguar në lidhje me masat që qeveria ka marrë kundër virusit. Ata shprehen se nëse nuk plotësohen pikat që i kanë dërguar kryeministrit Rama, transporti do të ndalojë.

Përfaqësuesi i tyre ka thënë se 3 orë punë iu janë shkurtuar nga oraret që janë vendosur si masë kundër pandemisë.

‘Me këtë lëvizje na shkurtohet aktiviteti 3 orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar. Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rrëgullat në urab nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evudentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës. Abonetë mujore janë nën kosto. I kemi kërkuar kryeministrit kërkesat, të plotësohen 4 pikat. Nëse nuk plotësohen sdo ketë transport. Do ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat.‘- shprehet përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.