Universitetet në Shqipëri drejt mbylljes, ja çfarë pritet të ndodhë

Drejtuesja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka njoftuar ditën e sotme se është vendosur që Universitetet do të zhvillojnë mësimin vetëm online, ndërkohë që aulat dhe konviktet do të mbahen të mbyllura. Rrakacolli tha sot se kjo situatë do të vijojë për gjatë gjithë muajin me synim për të frenuar përhapjen e infektimeve të reja.

“Është e nevojshëm të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen e infeksionit në këtë kuadër Komiteti Teknik ka analizuar situatën rrisqet me të cilat po përballem i, situatën në rajon dhe Europe, ecurinë e epidemisë dhe kemi vendosur unanimisht të propozojë që universitetit të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim në distancë pa prezencë fizike për të paktën një muaj duke vijuar të vlerësojmë situatën në dinamike. Konviktet do jenë të mbyllura”, tha Rakacolli.