“Unë jap dorëheqjen”, PD i nxjerr videon e premtimeve Ramës (VIDEO)

Ish deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka publikuar një video ku rendit premtimet e pambjatura të Edi Ramës, i cili sipas tij ka 22 vite që nuk mban një premtim.

“Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.

Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas. Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset. Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhet…”- shkruan Spaho.