“Unë e çova në stadium se kishte frikë”, Topi zbulon gabimin që nuk ia fal Ramës

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Pasó” në Top Albania Radio, komentoi 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç. Rivaliteti me Partizanin, ndikimin negativ të politikës në sport dhe gabimin që nuk ia fal Edi Ramës.

Ai ka treguar se është “qejfmbetur” me kryeministrin Rama pasi ky i fundit nuk e ka ftuar në stadiumin kombëtar “Air Albania”, kur është bërë inagurimi i tij.

“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Duke i mbrojtur me autoritetin tim, personalitetin tim, tek e fundit ju kam nxjerrë fobitë.

Në momentin që inaugurohet “Air Albania Stadium”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qënë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr Z. Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës.

Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”-deklaroi Bamir Topi.