Ulet ndjeshëm numri i të prekur me Covid-19 në vend, një tjetër lajm i mirë është që

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 68 persona kanë rezultuar të infektuar, por gjithashtu janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë. Pra ditën e sotme numri i të prekurve është afërsisht i njëjtë me numrin e të shëruarve.

Një tjetër detaj që vlen për t’u theksuar është dhe rënia e ndjeshme e infektimeve në raport me ditët e mëparshme.