U ‘zhduk’ nga televizionet dhe u tha se ishte rëndë në Itali, Pipero bën daljen surprizë

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Open”, për të folur për çështjen e koronavirusit në vendin tonë.
Ai ishte “zhdukur” për pak kohë pasi u infektua me covid, edhe pse mori dozën e parë të vaksinës.

Shumë aluduan se ishte rëndë dhe kishte shkuar në Itali për kurim, por Pipero tha se ka qenë në shtëpi dhe është kuruar në kushte shtëpie, nën kujdesin e mjekëve kolegë dhe familjes.

‘Nga ana biologjike dhe duke iu referuar imazherisë ishte formë e mesme isha me fat që u konsultova me kolegët mjekë si Arjan Mezini. Kalova një formë nga e lehta në të mesme, pa komplikacione, në kushte shtëpie dhe ambulator. Thanë që ika në Itali, e vërtetë është që u mjekova në shtëpi me ndihmën e kolegëve të mi, me kujdesin e tyre të përditshëm. Më vinin dy infermiere në shtëpi. Edhe djali kujdesej për mua se nuk kisha as bashkëshorten, pra e kalova në kushte shtëpie. Dua t’i them personave të medias apo kolegëve, përpara se të shkruajnë gjëra të verifikojnë burimet. E kam pasur të vështirë të komunikoja, spese ishte presioni i qytetarëve që kërkonin ndihmë. Interesimi i gazetarëve dhe ishte e pamundur. Unë duhet të jem infektuar diku te 9-10 pas aplikimit të vaksinës pasi kur rezultova pozitiv, kisha antitrupa që iniciohen nga doza e parë dhe sepse doza e parë nuk të mbron totalisht.’-tha Pipero.