U tha se është lidhur me vajzën e ministrit, zbulohen të pathënat e ndarjes mes Romeos dhe Jonida Maliqit

Një nga çiftet që publiku pëlqente shumë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur Jonida duke deklaruar se është single.

Mirëpo ndonëse Jonida e tha së fundmi ndarjen, në fakt ajo dhe Romeo nuk janë bashkë që prej nëntorit.

“Prive” raporton se ndarja ka qenë paqësore, aq sa kur shkëmbehen në rrugë nuk ia kursejnë njëri-tjetrit një përshëndetje.

Arsyet e ndarjes dyshja nuk i kanë bërë të ditur akoma.

Kujtojmë se ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi së aktori Romeo Veshaj ka nisur një romancë me vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit. Aleksia Peleshi.

Dje dyshja ndanë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo.