U propozua nga Cakaj, kush është vajza e ish-ministrit shqiptar që mund të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj shkarkoi sot ambasadoren në Greqi, Ardiana Hobdari së bashku me stafin, dhe tashmë i ka propozuar Presidentit Meta Luela Hajdaragën për ambasadore në Greqi. Luela Hajdaraga ka ndjekur studimet e mesme dhe të larta në SHBA, këto të fundit për psikologji, teksa në 2004- 2008 është diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare në universitetin shtetëror të New York Empire State College.

Edhe specializimin e ka kryer për marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo ka filluar punë si menaxhere marketingu në Uashington D.C, më pas si ndihmës pedagoge, menaxhere etj.

Me kthimin në Shqipëri, ajo ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, më pas në disa kompani private dhe së fundmi me postin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.