U përjashtua nga lista e PD për deputet, banorët e Unazës së Re bëjnë veprimin e papritur për Klevis Balliun

Ditën e djeshme u publikua lista e kandidatëve të PD-së për Tiranën dhe u vu re që Klevis Balliu nuk figuronte sa në këtë listë pas përjashtimit nga demokratët e Pogradecit. Mirëpo kjo ka ngjallur indinjatën e banorëve të Unazës së Re, të cilët nuk e kanë fshehur zhgënjimin e tyre për largimin e Klevis Balliut. Ata kanë publikuar një video, ku kërkojnë që Balliu të kandidojë në Tiranë, dhe pikërisht në zonën ku për më shumë se një vit protestoi çdo ditë kundër zhvillimit të projektit.

Me pankarta në duar, banorët e Unazës së Re nuk ngurrojnë që të kërkojnë rikthimin e tij, duke thënë qartë dhe pastër se nuk do la braktisin, ashtu siç nuk bëri as ai me ta.

“Na mungon Klevis Balliu. Këtu janë të mirëpritur të gjithë dekomkratët. Klevis jemi në mbështetjen tëndë. Jemi me ty, siç ke qënë ti me ne. Je i pazëvëndësueshëm për Unazën e re,”-shprehen protestuesit.

Foto: