U nis me urgjencë në spital pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ndërron jetë kryeministri i këtij shteti

Sapo kishte përfunduar një mbledhje e kabinetit qeveritar, kur u ndje keq dhe u transportua me urgjencë në spital. Por për kryeministrin e Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, 61-vjeç mjekët nuk mund të bënin asgjë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë mbledhjes ai u ndje keq dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Në vitin 2012 Coulibaly kishte patur probleme në zemër, dhe i ishte nënshtruar një operacioni. Ai sapo ishte kthyer nga Franca ku iu ishte nënshtruar një trajtimi 2-mujor.

Lidhur me lajmin e rëndë reagoi edhe presidenti i Bregut të Fildishtë që tha se vendi është në zi. “Shpreh ngushëllimet për humbjen e vëllait tim të vogël, Amadou Gon Coulibaly, i cili për 30 vite ka qenë partneri im më i ngushtë”, tha presidenti.

“Përulem para kujtesës së një burri shteti me besnikëri, përkushtim dhe dashuri të madhe ndaj atdheut”, tha ai. Vd ekja e Gon Coulibaly krijon shumë paqartësi lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Foto: