U nda nga jeta pas një ataku kardiak, kryeministri Rama përcjell ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit

Profesori i njohur Sabit Brokaj ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak në moshën 78-vjeçare. Lidhur me këtë lajm të keq ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Teksa publikon foton e të ndjerit Brokaj, Rama shkruan: “Lamtumirë miku im”.

Sabit Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991, ishte dhe Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999.