U largua nga ‘Treshat’ dhe shkoi në ‘Top Channel’, Bora Zemani bën një tjetër ndryshim të papritur

Bora Zemani ka ndryshuar sërish look, duke u rikthyer te flokët e gjatë, teksa edhe i ka errësuar paksa. Ky ndryshim vjen pas lajmit se do e shohim nga sezoni i ri televiziv në ekranin e “Top Channel”, lajm ky i bërë me dije nga vetë moderatorja e cila ka postuar një foto në ambientet e këtij televizioni.

Ajo do prezantojë “Për’puthen” që këtë sezon televiziv ishte pjesë e “E diell” . Mirëpo, duket se do ketë ndryshime.

Tashmë ky format do të transmetohet çdo ditë, pas “Ftesë në 5” dhe pjesë e tij priten të bëhen emra të njohur të ekranit shqiptar.

Ende nuk dihen arsyet se përse Bora dhe vëllezërit Veshaj nuk erdhën së bashku këtë sezon televiziv dhe se çfarë do ndodhë me këta të fundit, por na mbetet për tu parë.

Kohët e fundit është përfolur se Bora dhe Donaldi mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi nuk ndiqen më në Instagram dhe kanë fshirë fotot që kishin së bashku.

Në fakt, nuk e dimë ç’ka ndodhur në të vërtetë mes tyre dhe shpresojmë që kjo të jetë thjesht një zënkë e momentit, ndërsa urojmë që gjërat mes çiftit të ëmbël të rregullohen sa më shpejt.