U la jashtë listave të Partisë Demokratike, reagon me tone të forta Balliu, tregon skenarin e errët që po thuret

Partia Demokratike e la jashtë listave, duke mos pasur mundësi që të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit. Ditën e sotme, ish deputeti, Klevis Balliu, ka bërë një reagim me tone të forta përpara mediave, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kryeministri Edi Rama po kujdeset qëllimisht që gjendja e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë të përkeqësohet. Sipas tij, Rama kërkon që të fusë shqiptarët sërish në karantinë, që të mos zhvillojë zgjedhjet.

“Edi Rama kërkon që gjendja e pandemisë të përkeqësohet, që të ketë justifikimin për të rikthyer karantinën që të mos ketë zgjedhje në Shqipëri. Ai po kujdeset qëllimisht që situate e pandemisë të përkeqësohet”-tha Klevis Balliu.

Fjala e Plotë e ish deputetit:

Klevis Balliu: Në vend të dekorohen për guximin e treguar, ku qytetarët përplasen me një diktaturë, nuk pyetën për banditët, dolën dhe protestuan për të mbrojtur paratë. Del kryetari i bashkisë, përfaquesi i Ndragjetas në Shqipëri, velina e Edi Ramës, pranoi publikisht se nuk do të kishte pallate. Nuk na bëjnë asgjë më shumë veçse na karikojnë. Edi Rama jeton në luks, qytetarëve iu prishen shtëpitë. Qëllimisht nuk merr masa për pandeminë me qëllim rikthimin e karantinës. Kërkon mbylljen e Shqipërisë. Kujdeset që pandemia të përkeqësohet. Pse nuk vjen prokurori? Sa herë janë shtyrë seancat e mia? Pse? Duan të na mbajnë këtu…