U kthye në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Muhamed Veliu tregon si u plagos Floresha Rasha

Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar se si është gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shqipëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. Veliu tha në “Open”, se Rasha është plagosur në këmbë, nga një snajper.

Gazetari u shpreh se Rasha është gjendur në mes të dy palëve në lu ftë dhe ka marrë pl umbat. Edhe sot, sipas Veliut, ajo ka dy plagë shumë të mëdha në këmbë, por që në Shqipëri, do t’i nënshtrohet një trajtimi më të mirë mjekësor.

“Ajo është plagosur nga një sn ajper. Ka qenë mes dy palëve në mes të një lu fte dhe ka marrë oplumbat. Ka dy plagë të mëdha në këmbë dhe është në gjendje të keqe, edhe pse kanë kaluar dy vite, që nga plagosja e ndodhur. Këtu në Shqipëri, Floresha do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,”- tha Veliu.