U infektua me COVID para pak ditësh, sot vjen lajmi i trishtë për Koço Devolen

Një lajm i trishtë ka ardhur për artin shqiptar. Aktori i humorit Koço Devole ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi u infektua me koronavirus.

Prej ditësh i shtruar në spital aktori jonë i madh nuk arriti ta fitojë këtë betejë. Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.

“Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”, shprehej Genci. Aktori Koço Devole vuante ehde nga sëmundja e leuçemisë, e cila e rëndoi më shumë gjendjen e tij.