U gjobit nga Policia e Shtetit, reagon menjëherë Kryemadhi

Policia e Shtetit njoftoi se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, së bashku me kryetaren e Forumit Rinor, Floida Kërpaccin u gjobitën me 3 mijë lekë të reja për mos mbajtjen e maskës. Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë edhe vetë Kryemadhi, e cila me anë të një reagimi publik e ka mohuar.

“Duke parë disa lajme të publikuara në media duam të sqarojmë së: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobë nga Policia e Shtetit. Gjatë gjithë kohës që është zhvilluar aktiviteti në Kombinat nuk është paraqitur asnjë efektiv policie. Deri në momentin që do të njihemi me gjobën do të kemi nje reagim”, deklaori zyra e LSI-së.

Kryemadhi ka qenë një nga politikanet që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës, madje një ditë më parë ajo do të deklaronte se LSI-në nuk e prek virusi i Covid.