U fut sot në oksigjen pasi u infektua me COVID-19, vjen lajmin fantastik për yllin famshëm të skenës shqiptare

Gazetari Ilir Çumani njofton se gjendja shëndetësore e artistes Justina Aliaj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ja kanë hequr oksigjenin.

“Te Nderuar Miq! Lajm i mirë. Personalisht jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me mjekët, edhe me Justin. Gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ia kanë hequr edhe oksigjenin….(!!!) Që ditën e parë të shtrimit kam kontaktuar personalisht drejtëpërdrejtë me Ministren Manastirliun, dhe ajo dhe i gjithë stafi mjekësor e infermieror ka treguar një kujdes të veçantë për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Falë Zotit, çdo gjë është në udhë të mbarë….FORCA JUST…!”, shkruan ai.

Këngëtarja Shkodrane Justina Aliaj është infektuar me Covid-19. Prej 5 ditësh ajo është shtruar në spitalin Infektiv.