U fotografua në rrugë pasi u prek nga koronavirusi, reagon këngëtarja shqiptare

Këngëtarja dhe deputetja e PDK Eliza Hoxha dy ditë më parë ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte prekur nga COVID dhe prej pak ditësh kishte nisur të shfaqte edhe simptoma. Mirëpo sot mediat në Kosovë e kanë akuzuar Elizën se nuk po e respekton izolimin dhe kanë publikuar një foto ku ajo shihet në rrugë. Eliza ka shpjeguar se gjendja e saj tashmë nuk është shumë e mirë dhe për këtë arsye ka dalë që të shkojë të kryejë një grafi të mushkërive.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme. Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, shkruan Eliza në postimin e saj.

Foto: