U dorëzohen kartat, fundi i LSI? 70 anëtarë të saj largohen dhe bashkohen me PS

Teksa menduam se ndodhi vetëm me 13 degë të LSI-së, tashmë një tjetër e tillë ka braktisur partinë e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për tu bashkuar me PS-në.

Vetë Erion Veliaj ditën e sotme u ka dhënë kartat ish-anëtarëve të degës 8 të LSI-së me në krye Aleksandër Lipivani. Përmes një video-je të postuar në rrjetet sociale, ky i fundit u shpreh se pas një zhgënjimi të madh nga LSI, është i lumtur që u rikthye në shtëpinë e tij të vërtëtë, në Partinë Socialiste.

“Personalisht jam shumë i kënaqur. Jam rikthyer në shtëpi. Kam qenë socialist dhe socialist do të jem deri në fund. Kënaqësi e madhe të kesh zotërinj dhe zonja kaq të nderuara. Absolutisht, gjithçka ka ardhur natyrshëm, rrjedhë normale. Suksese Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, suksese kryetarit, suksese deputetit” -u shpreh ai ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës i uroi mirëse ardhjen.