“Ty të quajnë të gjithë budalla”, i ftuari nuk i lë gjë pa thënë, Arjan Çani shpërthen keq ndaj tij

Moderatori Arjan Çani është përplasur sëfundmi me të ftuarin në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’.

Gjuhëtari i njohur Agron Dalipaj shpërtheu në sharje, aq sa në fund Çani i tha: “Na çave t*rapin!”

“Ty të quajnë të gjithë budalla dhe psikopat, i çmendur, unë po të qe nuk të merrja në emision, të thoja ik mos na çaj…”, i është drejtuar Çani gjuhëtarit. Ky i fundit e ka cilësuar moderatorin si “budalla” dhe këtë ka kërkuar t’ia vërtetojë shkencërisht.

“Unë mund të të bind ty që je budall. Më lër të të mbush mendjen që ti je budall. Të të mbush mendjen shkencërisht që je budall”, i tha ai.

Çani i është kthyer duke i thënë se i vendos ai rregullat dhe “se i çau t*rapin”. Po ashtu, moderatori ka arritur në përfundimin se Dalipaj “ka nevojë të ulet dhe të reflektojë me veten e tij, pasi e ka ai problemin”.

“Agron dëgjo tani se na çave trapin ora është 1:23 minuta e bëra që të mos mendoje që unë isha kaq legen sa ta mbyllja në orën 1:00 emisionin. E bëra që të kuptojnë njerëzit që ti je njeri me vlera, i pazakontë, por ditën kur unë do them Agron bravo të qoftë tani po tërhiqem dhe unë nga skepticizmi im që kisha për ty, është dita kur mua të më thotë dikush do vij të bëj debat me Agron Dalipaj. Sepse ti duhet të kërkosh ku e ke problemin ti, nuk ta kanë fajin ata që nuk vijnë, e ke ti problemin. Unë po ta them miqësisht, ulu me veten tënde, reflekto dhe pyet ku e kam prishur, diçka nuk funksionon. Fakti që ty nuk të pranojnë në Akademinë e Shkencave domethënë që të marrin për idiot atje dhe mua kjo më revolton sepse ti nuk je idiot”, u shpreh Çani.