Turqia i bën thirrje Kosovës pas marrëveshjes në Washington: Mos!

Dy ditë më parë Serbia dhe Kosova firmosën një marrëveshje ekonomike, por edhe politike në prani të presidentit Amrikan Donald Trump. Nga kjo marrëveshje, Kosova përfitoi njohjen e pavarësisë nga Izraeli, ku pritet që në Jeruzalem të hapet edhe ambasada.

Por mesa duket Turqia është kundër kësaj. Mësohet se shteti turk i ka bërë thirrje Kosovës që të mos hapë një ambasade në Jeruzalem, duke thënë se veprimi kështu do të minonte rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe do të dëmtonte çështjen Palestineze.

Pjesë nga deklarat a e MInistrisë së Jashtme:

Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes së Kosovës që t’i përmbahet këtyre vendimeve të Kombeve të Bashkuara që të përmbahen nga hapa të tillë që do të minojnë statusin historik dhe ligjor të Jeruzalemit dhe gjithashtu mund të parandalojnë që Kosova të njihet nga shtetet e tjera në të ardhmen.

Në deklaratë gjithashtu theksoheshin rezoluta të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se çështja Palestineze mund të zgjidhet vetëm me një shtet të Palestinës të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të vazhdueshëm, me kryeqytetin e tij në Jeruzalemin Lindor, bazuar në kufijtë para 1967.