“Tullë pas tulle e mur pas muri, po…”, kryeministri Rama publikon pamjet

Pas përfundimit të takimit me Presidentin Meta, kryeministri Rama i është rikthyer rutinës së përditshme për të qenë sa më pranë shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama treguar se tullë pas tulle po ngrihen shtëpitë e prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar në Shijak e në Kavajë. Rama ka premtuar sërish se askush nuk do të jetë vetë, pasi qeveria gjithmonë do t’i vijë në ndihmë.

“Tullë pas tulle e mur pas muri, po ngrihen shtëpitë e familjeve të prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar në Shijak e në Kavajë

#TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan kryeministri Rama.