“T’u rrit mendja ty?” Konomi ‘shpërthen’ ndaj konkurrentes së re: Nuk dua më të të dëgjoj

Antonela është konkurrentja më e re e emisionit të dashurisë, e cila ka ndezur debate të pafundme, e madje ka ardhur me një deklaratë shumë të fortë: është në Përputhen për Mevlanin.

Për të mos mjaftuar debatet mes konkurrentëve, Antonela është përfshirë edhe në një debat me opinionistin Arjan Konomi.

Arjan Konomi: E kuptoj që ke ardhur e karikuar, por prit se tre herë të kam folur dhe s’më ke dëgjuar. O Antonela po flas unë moj, e ke tipike, e ke me të gjithë, apo po tu ngrit mendja se u pranove që erdhe këtu.

Antonela: Jo jam shumë vajzë e thjeshtë, nuk ju pëlqej njerëzve në impaktin e parë, por do mësohesh të më pëlqesh dhe mua.

Arjan Konomi: Mevlani të dhimbset, ke qef të të bëjë një album apo e ke pëlqyer si djalë në ekran

Antonela: Më ka pëlqyer si djalë.

Arjan Konomi: Nuk dua më të të dëgjoj

Antonela: Më pëlqen si djalë, ishte një shaka ajo që thash për Mevlanin, ishte një kunjë.

Arjan Konomi: Po merresh kaq shumë me Melisën dhe Ledjanën sa duket sikur ke ardhur per to.

Antonela: Më pëlqejnë meshkujt jo femrat. Kam thënë 3 emra dje, sot pata rastin të njoh edhe të tjerë.