“Tu ndalohet hyrja grekëve në Shqipëri!” Tensionohet keq protesta kundër ministrit grek, Idrizi bën deklaratën e fortë

Tensionohet sërish situata në protestën e organizuar nga PDIU ndaj kryediplomatit grek Nikos Dendias. Protestuesit janë zhvendosur tashmë drejt kryeministrisë. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i revoltuar ka kërkuar ndalimin e shtetasve grekë në kufi, ashtu sikundër ndodh me emigrantët shqiptarë të kthyer në doganë gjatë pandemisë.

“Shqipëria të ndalojë hyrjen e grekëve, ministri grek të deklarojë adresën dhe 30 euro. Nuk flasim më për Ligjin e Luftë, kemi hequr çështjen Çame nga axhenda e diskutimeve, i kemi dhënë fajalën Greqisë që do të bëjmë censusin me deklarim me vullnet të lirë, që të dalin prapë 300 mijë grekë. Kemi hequr konceptin e zonave minoritare, ku ka 20 minoritarë do kërkojnë tabela në gjuhën greke. Shqipëria deri më sot ka marrë vetëm vulën apostile. A u kujtua ky i gjati dy metra për 800 mijë shqiptarë në Greqi që të mësojnë shqip dhe të mos harrojnë gjuhën? Ky është turpi i rradhës i shtetit shqiptar. Si është e mundur që Greqia dhe ministri i Jashtëm i Greqisë nuk heq dorë në kohë Covidi për të çuar përpara axhendën”, – deklaroi Idrizi.

Jo vetëm kaq, por Idrizi shpërtheu edhe ndaj Ramës.

“Rama nuk ka këllqe që t’ia tregojë, që të heq ligjin e luftës, se se në shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të na mohojnë. Tragjedia e Camërisë është ndër më të egrat. Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë ndac i gjatë e ndac i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët matet me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë cencusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e e Zogut. Shqipëria ka marrë vetëm një gjë nga Greqia, vetëm vulën apostile. Për shqiptarët që janë atje, s’u kujtua njeri. Prandaj ne për këto donim të protestonin, kjo revoltë u shtua nga përdorimi politik i policisë, i kërkoj ndjesë që kam, e mbrojtën nga ne dhe nga fjalët tona ministrin e jashtëm të Greqisë. Ky është turpi i radhës. Do zhvendosemi kudo që do kemi mundësi. E turpshme ndalimi i anëtarëve të shoqatës Çamëria. Do shkojmë në komisariat për të kërkuar lirimin e të shoqëruave. Nëse ka ndonjë për t’u kap duhet të isha unë se unë po shtyja içik”, – tha Idrizi.