Trump nuk pranon Biden si fitues, ja veprimi që ndermerr të hënën

Donald Trump nuk po dorëzohet dhe duket se nuk do të pranojë Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale. Ai ka njoftuar se ditën e hënë fushata e tij do t’i drejtohet gjykatës, çka lë të kuptojë se beteja zyrtare për Shtëpinë e Bardhë do të zgjasë.

“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij të medias po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që të zbulohet e vërteta. Fakti i thjeshtë është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar. Nga e hëna fushata jonë do të nisë ndjekjen e çështjes në gjykatë për të siguruar që ligjet zgjedhore të përkrahen plotësisht dhe fituesi i ligjshëm të shpallet”, tha Trump./Opinion.al