Trump apo Biden? Vjen lajmi i papritur nga shteti kyç në garën për Shtëpinë e Bardhë

Sekretari i shtetit të Pensilvanisë, një shtet kyç në garën për Shtëpinë e Bardhë me 20 vota elektorale, thotë se emri i fituesit të zgjedhjeve presidenciale të ShBA mund të publikohet sot.

Tani për tani presidenti në detyrë, Donald Trump, po udhëheq me 50.2 % të votave të numëruara ndërsa Joe Biden me 48.5 %.