Trishtim në familjen Bushati, ndahet nga jeta babai i ish-ministrit

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur njëriun e tij të shtrenjtë, të atin. Sulejman Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme, raporton CNA.

Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.

Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha në Shkodër.

/e.rr