Topi habit të gjithë dhe zbulon emrin e politikanit më të formuar në Shqipëri: Nuk mbante mëri! Thyente akujt pas debateve të forta

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar aktualitetin politik në vend.

Ai tha se Fatos Nano ka qenë një politikan i formuar dhe ishte ai që pas debateve shumë të forta i thyente akujt, nuk ishte mëri.

“Fatos Nano ka qenë një politikan i formuar dhe ishte ai që pas debateve shumë të forta i thyente akujt, nuk ishte mëri. Ka eksperienca të gjëra që së paku të identifikohet si një politikan i mungon politikës shqiptare.

Njeriu kur është në politikë kurrsesi nuk mund të t’i krijojë vetës mundësi për ngjitje në një subjekt tjetër politike. Në vitin 2013 një forcë politike i rezistojë tundimeve për të konkurruar me të dyja palët dhe e paguam këtë”, tha Topi për Ora News.