Topalli prezantoi partinë e re, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e forta brenda PD-së dhe paralajmëron ndryshimin e madh

Analisti i njohur Frrok Çupi ka reaguar pas prezantimit të partisë Nisma për Ndryshim nga ish deputetja demokrate Jozefina Topalli.

Çupi shprehet se kjo lëvizje do sjellë ndryshime pasi është në funksion të demokracisë.

“Është një proces i natyrshëm në PD, lindja e partive të reja. Tek ne është procesi i komunizmit që vazhdon të jetë ende, partia është e përjetshme, lideri po ashtu dhe kjo ngarkesë në PD është shumë e rëndë.

PD ka ndjerë ndryshimin, por nuk ka lejuar kurrë zhvillimin e ideve, alternativat, personalitetet. Personalitetet ose janë eliminuar.

Nga themeluesit e PD nuk ke asnjë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo iniciativë e Topallit është iniciativë e re për demokracinë. PD ka nevojë të përhapet” tha Frrok Çupi në Report Tv.