Topalli, Patozi, Hajdari apo Murrizi, kush do ta fundosë Bashën në zgjedhjet e ardhshme? Çupi jep përgjigjen që nuk pritej

Analisti i njohur Frrok Çupi, ka komentuar partitë e reja të formuara nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

I pyetur se kush parti mund ta dëmtojë më shumë Bashën, Çupi u shpreh se asnjëra prej tyre, pasi sipas tij më shumë do e ndihmojnë.

“Asnjë prej tyre nuk e dëmton Partinë Demoktatike, por e ndihmojnë. Të gjithë këta që hapën parti të reja, janë me ide të krahut të djathtë. Me ato vota që mund të marrin, do shohim çfarë mund të sjellin në Parlament. Përshembull Topalli dhe Patozi janë familjarë me Kuvendin, e kanë si familjen e tyre”, tha Çupi mbrëmjen e djeshme për Report TV.