Topalli, Patozi e Murrizi me parti të re, Oketa: Ja çfarë kam paralajmëruar në vitin 2012

Ish-deputeti i PD-së Gazmend Oketa, komentoi partitë e reja të krijuara së fundmi për të cilat u shpreh se nuk asnjë problem. Ai shpreh keqardhjen që PD është fragmentarizuar dhe shprehet se kjo gjë mund të ishte evituar.

“I njoh të drejtën të gjithëve që të kenë pakënaqësitë e veta. Jam i sigurt që në fund të këtij procesi, pavarësisht vendimit final, në njohuritë e mia jam i sigurt që ata do të rreshtohen përpara PD-së. Unë nuk bëj pjesë tek ata që ngre akuza tek askush që ngre një forcë politike. Mund të tingëllojë dhe si mungesë modestie. Nuk do të doja një paralelizmi të Frymës së Re Demokratike me partitë e krijuara së fundmi. Kur FRD u krijua në 2012. Nëse do t’i referohem disa deklaratave të mia në 2012, unë kam thënë që kur PD do të kalojë në opozitë, shumë do të largohen nga partia. Unë këtë e bëra më parë.

Nuk është mëkat që asnjë person të krijojë grupime politike. Unë ndihem i keqardhur që PD duket si një lloj fragmentarizimi që 3 ish nënkryetar të saj kanë krijuar parti më vete. Unë shpreh vullnetin tim kujtdo që do të bashkohet. Është një thjeshtëzim i mirëkuptueshëm. Unë nuk shqetësohem për fatin politik të asnjë personi. Në fund të një procesi zgjedhor, të fituarit e mëdhenj apo humbësit e mëdhenj të jenë qytetarët shqiptarë. Është një gjë të keqqeverisësh nga paaftësia dhe ndryshe nga favorizimi i botës së krimit”, tha Oketa për Report Tv.