Topalli paralajmëron shkarkimin e Lulzim Bashës dhe tregon nëse do garojë për postin e kryetarit të PD

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka paralajmëruar shkarkimin e Lulzim Bashës. Topalli tha se kjo është një gjë e sigurtë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër. Ndërkohë ajo hodhi poshtë zërat se do të kandidojë për kryetare e PD.

“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do të jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të jem aty. Por jo kryetare”, tha Topalli në emisionin “Dekalog”.