Tomini dhe zbulon vendimet që pritet të merren në javët e ardhshme për COVID

Emanuela Dalipi nga Tirana ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk ka mundur t’ia dalë.

28-vjeçarja shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Për rastin në fjalë, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini theksoi sot në ABC se nuk ka informacion dhe se nuk mund të flasë me detaje. Ndërsa theksoi se në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është aktualisht një pavijon i cili menaxhon rastet e nënave të prekura me COVID-19.

“Rastet fatale na kanë shoqëruar, aktualisht në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është një pavion që menaxhon raste e nënave të prekur me OCIVD. Është një repart i dedikuar për nënat dhe fëmijët. Më vjen keq për rastin një fjalë por nuk ka dijeni për rastin.

Nuk di nëse ka kaluar përkundrejt sistemit sa i përket kësaj situate apo në rast se Urgjenca ka qenë direkt për Spitalin Infektiv, unë nuk kam informacion për këtë.

Nuk e di se sa javëshe ka qenë nëna. Nuk mund të jap asnjë informacion sepse nuk e di historikun e saj. Kemi pasur edhe raste të etheve hemorragjike të nënave shtatzënë. Asistenca më e specifikuar jepet në këto spitale, por nuk mund të them asgjë në lidhje me ecurinë e nënës së re”, tha Tomini.

Sa i takon masave shtrënguese për COVID-19, Tomini tha aktualisht vendi është me një incidencë dyjavore më e të lartë. Po ashtu ajo deklaroi se rekomandimet lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19, kanë qenë të ndryshueshme, por ajo që nuk ka ndryshuar është karantinimi.

“Pritet që në javët në vijim të kemi një vendimmarrje, por në qendër të vëmendjes janë grumbullimet masive shoqërore, apo organizimet e festave. Pikë qendra janë grumbullimet që sjellin transmetim të virusit. Ne kemi theksuar që grupmosha më prekur është grupmosha 55-64 vjeç”, tha Tomini.

Gjatë bisedës, drejtorja e ISHP-së theksoi se përgjegjësia individuale është shumë e rëndësishme.

“Fakti që kemi një transmetim shumë të gjerë komunitar, kemi zona të kuqe, portokalli dhe të verdha. Testimet e kryera janë në nivel më të lartë. Fakti që anëtarë brenda një familje nuk reflektojnë simptoma, hetimi bëhet më i detajuar. Bashkëpunimi me hetimin epidemiologjik shpesh bëhet i pamundur për zbulimin e kontakteve. Nga hetimi epidemiologjik duhet të deklarojë të gjitha kontaktet më të cilët kam punuar.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka tagrin për të monitoruar të gjithë situatën epidemiologjike. Sektori i survejancës monitoron situatën në nivel kombëtar. ISHP nuk urdhëron njësitë vendore, e kanë në planin e punës. Çdo njësi vendore merr nga ISHP të gjitha raportimet pozitive , apo negative, hetimi në terren i takon njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Ne, masat, jemi pjesë e parandalimit dhe shpesh bëhemi të përsëritur dhe themi ndërgjegjësim të popullatës.

Dalim ulemi, me persona shoqëror, të familjes. Rrethi po na ngushtohet shumë, po shohim që secili nga miqtë tanë janë prekur nga në apo dy raste, ndaj theksoj se ndërgjegjësimi i popullatës për tu vetëkarantinuar është i rëndësishëm. Nuk duhet të dalim në ambient të hapur apo aktivitete fizike.

Në dinamikë me rekomandimet kemi qenë të ndryshueshëm, por ajo që nuk ka ndryshuar është karantinimi”, tha më tej Tomini.