Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë godet këtë shtet, shikoni si lëvizin banesat dhe shpërthen uji brenda ashensorit (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm brigjet e Kilit.

Sipas Institutit gjeologjik amerikan (USGS) tërmei ishte i shkallës rihter 6.8.

Nga ana e tij shërbimi kombëtar i urgjencave i Ministrisë së Brendshme theksoi se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe as dëme materiale.

Sipas USGS, tërmeti ndodhi 78 kilometra në veriperëndim të qytetit Vallenar, në një thellësi prej 23 kilometrash.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga momenti kur u ndjenë lëkundjet e forta.