Toka nuk gjen qetësi, një tërmet i fuqishëm godet mëngjesin e sotëm këtë shtet

Një tërmet me magnitudë prej 5 ballë goditi sot qarkun Reihoku në prefekturën Fukui të Japonisë. Agjencia Meteorologjike e Japonisë regjistroi tërmetin rreth orës 09:10 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash. Pas tërmetit nuk u lëshua alarm për cunami.