Toka nuk gjen qetësi! Lëkundje të forta tërmeti shkundin Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Lëkundje të forta raportohet se janë ndjerë në Hydra të Greqisë këtë të hënë. Sipas autoriteteve sizmologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte ishulli Hydra në një thellësi 90 kilometra nëntokë.

Lëkundjet nga tërmeti raportohet se u ndjenë deri në kryeqytetin grek, Athinë.

Deri tani, autoritetet në Hydra nuk raportojnë për të lënduar.