“Thuaj që ka vdekur nga Covid”, ky është reagimi i Piperos pasi gazetari i lexon mesazhin e një qytetareje

Në një intervistë në studion e Abc News, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Gazetari Endri Xhafo i lexoi mjekut një mesazh që i kishte mbërritur nga një qytetare, e cila i ka shprehur mosbesimin e saj për ekzistencën e koronavirusit.

Sipas saj pas vd ekjes së një të afërmi, familjarëve u është kërkuar që ta deklarojnë si viktimë të koronavirusit.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionit që e ka ndjekur.

“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh Pipero.

Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19.

“Një farmaciste nga Durrësi më mori ne tel pardje më tha jam keq. Kam dalë pozitive dhe jam ke dhe më vjen keq që kam qenë njeriu mosbesues që thoja mashtrohet populli. Sapo ju thashë që ka dy realitete. Kur më shohim mua më thonë ‘o Pipero po vërtet ka Covid mo’. Në spital po hyre i sëmuri nuk të lëshon nga dora se është i vetëm. Realiteti i spitalit është ndryshe. Mua më vjen keq që numrat te ne janë rritur se jemi të shkujdesur”, tha Pipero, ndërsa apeloi edhe njëherë për përdorimin e maskave nga qytetarët. Sipas tij maska është e vetmja mënyrë për të ulur numrin e rasteve.