Thirrja e fortë e mjekut imunolog: Stop përdorimit të këtyre ilaçeve kundër Covid

Mjeku imunolog Genc Sulçebe, u ka bërë thirrje sot personave të sëmurë me koronavrius, që po kurohen në shtëpi, që të ndalojnë përdorimin e antibiotikëve dhe kortizonikëve në ditët e para të sëmundjes. Në studion e “Open”, ai tha se ka një konfuzion në mënyrën e mjekimit, ndërsa thotë se shumica e të sëmurëve e kalojën virusin si një grip normal dhe nuk kanë nevojë për medikamente.

Sipas tij, përjashtuar rastet e komplikacioneve, për pjesën tjetër të njerëzve, sistemi imunitar i trupit e mund vetë virusin.

“Stop antibiotikëve stop kortizonikëve, ulin sistemin imunitar. Është një infeksion viral i cili vetëm në 10% jep komlikacione për t’u shtruar në spital dhe 10% janë njerëzit e rrezikuar, meshkujt mbi 60-vjeç, ata me sëmundje shoqëruese, një grup kontigjen që është i rrezikuar.

Të tjerët nuk kanë nevojë të marrin asnjë lloj mjekimi. Sistemi imunitar normal e dominon virusin dhe vetë-shërohet, në rastet ekstreme ky virus mund të japi komplikacione, vetë sistemi imunitar jep një farë bllokimi dhe këtu duhet kortizoniku, vetëm në stadin e vonshëm, pas 10 ditëve.

NË 10 ditëshin e parë sistemi imunitar reagon dhe e eliminon virusin”, tha mjeku.