Theu orën policore në mes të natës, polici nuk i vë gjobë por puth qytetaren në buzë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kryeqytetin e Perusë, Lima. Një polic është pezulluar dhe momentalisht gjendet nën hetim për shkelje të detyrës. Teksa ka qenë në krye të detyrës ai është hasur me një kalimtare e cila kishte thyer orën policore e mbi të gjitha nuk mbante maskë në fytyrë.

Teksa u mat që t’i vinte gjobë, polici, emri i të cilit nuk është publik nga autoritetet duket se ndërroi mendje. Në vend që t’i vinte gjobë vajzës ai e puthi atë në buzë dhe e la të shkojë. Momenti i papritur dhe krimi i tij i vogël u kap nga kamerat e rrugës dhe u bë menjëherë viral.

Tashmë duket se karrierës së policit i erdhi fundi ndërsa të gjithë po pyesin se kush është vajza misterioze që i bëri atij gjëmën.