Tërmeti që goditi sot Shqipërinë, sizmiologu tregon për pas goditjet që do vijnë në vijim

Disa tërmete me magnitutë mbi 5 ballë me epiqendër në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, shumë afër Shqipërisë, kanë goditur të dyja shtetet fqinje, i pari në orët e hershme të mëngjesit duke vazhduar me pasditen e sotme, shkruan Source.al

Sizmiologu i njohur Rrapo Ormeni flet dhe tregon se lëkundjet e sotme të tërmetit nuk kanë lidhje me tërmetin e para 1 viti në Shqipëri. Sipas tij, këto lëkundje janë krejtësisht të zakonshme dhe do të ndiqen nga pasgoditje me intensitet më të ulët.

“Janë tërmete të zakonshëm, nuk kanë rrezik, është më e qetë energjia që çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve. Ky nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Njerëzit nga ndjesia e tërmetit të nëntorit ët kaluar krijon ndjesinë e frikës, por për vetë faktin se kemi dy tërmete të të njëjtit nivel, tregon se do të kemi pasgoditje të tjera në ditët në vijim, por do të jenë të një magnitude më të ulët”, tha mes tjerash sizmologu Ormeni./Source.al